Barcelona interesohet për Jorginhon
Mesfushori i Arsenalit Jorginho është bërë një “shënjestër” e Barcelonës për afatin dimëror.
Skuadra katalunase është duke tentuar që të përforcohet në janar shkaku i lëndimeve të shumta dhe sidomos pas largimit të Sergio Busquest, që nuk është zëvendësuar si duhet.
Spanjollët shprehen interesim për Joshua Kimmichun e Bayern Munichut, mirëpo një marrëveshje nuk ishte as afër që të arrihet.
Tani “ESPN” raporton se Barcelona është duke konsideruar mundësinë për ta transferuar Jorginhon gjatë dimrit.
Italiani iu bashkua Arsenalit nga Chelsea janarin e vitit të kaluar, mirëpo këtë edicion nuk ka qenë titullar me trajnerin Mikel Arteta që preferon prurjen e re Declan Rice.
Barcelona do të provojë ta bind lojtarin që t’i bëjë presion skuadrës angleze, pak a shumë në të njëjtën mënyrë siç e morën Ilkay Gundoganin në verën e kaluar.
Përpos Jorginhos, në “radarin” e blaugransve ndodhet edhe ylli i Liverpoolit Thiago Alcantara, që do të ishte i hapur për t’u rikthyer në “Camp Nou”.