Barcelona interesohet për David de Gean - NACIONALE

Barcelona interesohet për David de Gean

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Barcelona është duke konsideruar t’i bëjë ofertë portierit David de Gea, për t’iu bashkuar klubit në sezonin 2024/25.

Spanjolli është agjent i lirë që kur u largua nga Manchester Unitedi verën e kaluar, meqenëse ka refuzuar disa oferta pasi asnjëra prej tyre s’e bindi.

Mirëpo, “Mundo Deportivo” raporton se De Gea shumë shpejtë mund të bëhet me skuadër të re dhe destinacioni i radhës mund të jetë Barcelona.

Klubi katalunas është në gjendje të rëndë financiare dhe duan të bëjnë disa ndryshime me Xavi Hernandezin që do të largohet. Një ndër pozitat që mund të ketë përforcime, është porta pasi e ardhmja e Marc Andre ter Stegen mbetet në dyshime.

Portieri gjerman është duke u kërkuar me ngulm nga klubet e mëdha arabe dhe duke marrë parasysh gjendjen te Barcelona, është duke konsideruar të bëhet ylli më i radhës që shkon në Lindjen e Mesme.

Por, edhe në rast që Ter Stegen qëndron atëherë Barcelona do të tentojë ta sjellë De Gean për të “luftuar” për pozitën e portierit të parë.

Fokusi kryesor i Barcelonës mbetet zëvendësimi i Xavit, ku kanë krijuar një listë me katër emra të tranjerëve të njohur evropianë e pas kësaj do ta zgjidhin edhe “problemin e portierit”.

Lajme të ngjashme