Barcelona fiton dramën e ‘çmendur’ ndaj Villarrealit
Barcelona ka shënuar fitore të vështirë në udhëtim te Villarreal, në kuadër të xhiros së tretë në La Liga.
Katalunasit triumfuan me rezultat 3:4, sfidë që ishte tejet interesante nga minuta e parë.
Pas vetëm 12 minutave lojë, Gavi kaloi Barcelonën në epërsi pas një asistimit të talentit Yamal (12’).
Ndërsa, vetëm tre minuta më vonë Frenkie de Jong realizoi gol të bukur për të dyfishuar epërsinë.
Pas këtyre dy golave, Villarreal arriti ta përmbysë këtë epërsi. Fillimisht me Juan Foyth që shënoi me kokë nga afërsia (26’).
Kurse, Alexander Sorloth realizoi lehtësisht nga afërsia pas një super asistimi të Alfonso Pedrazas (40’).
Vendasit e nisën në mënyrë fantastike pjesën e dytë, duke përmbysur rezultatin me Alex Baenas (50’).
Sidoqoftë, Barcelona s’u dorëzua duke barazuar rezultatin me anë të inkuadruarit Ferran Torres (68’).
Fitoren e madhe të mysafirëve e vulosi qendërsulmuesi Robert Lewandowski, që përfitoi nga një top i kthyer dhe e kishte të lehtë të shënonte në portën e zbrazur (72’).
Barcelona tani renditet në pozitën e tretë në tabelë me shtatë pikë derisa Villarreal bie në vendin e 13-të me tre sosh.