Barcelona e tenton transferimin e Julian Alvarezit
Barcelona është duke e shikuar mundësinë e transferimit së yllit të Manchester Cityt, Julian Alvarez.
Argjentinasi është duke shkëlqyer te “Qytetarët” duke realizuar gjashtë gola dhe dhuruar pesë asistime në 13 paraqitje këtë sezon.
Sipas “Sport”, Barcelona po e shikon Alvarezin si zëvendësuesi adekuat i Robert Lewandowskit.
Polaku vazhdon të jetë i rëndësishëm te skuadra katalunase që kur iu bashkua vitin e kaluar, duke realizuar 33 gola në sezonin 2022/23.
Sidoqoftë, shkaku i moshës dhe lëndimi i fundit ka ndikuar që trajneri Xavi Hernandez dhe drejtori sportiv Deco të konsiderojnë blerjen e Alvarezit për ta zëvendësuar Lewandowskin.
Me ardhjen e talentit Vitor Roque, ka gjasa që Barcelona edhe t’ia tregojë ‘derën’ Lewandowskit që pëlqehet në Arabinë Saudite.
Prioriteti kryesor mbetet Alvarezi, pasi Xavi beson se lojtari do të përshtatej më së miri në sistem derisa edhe ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurove.
Problemi i vetëm mbetet Pep Guardiola, pasi Alvarez është i tunduar të vazhdojë të përmirësohet nën urdhrat e teknikut spanjoll.
Ndërkohë, Alvarez së fundmi nënshkroi një kontratë të re ku City ia dyfishoi pagën prej 100 mijë funteve në javë.