Barcelona e nis me humbje rrugëtimin në Ligën e Kampionëve, mposhtet nga Monaco - NACIONALE

Barcelona e nis me humbje rrugëtimin në Ligën e Kampionëve, mposhtet nga Monaco

1 vit më parë

nga NACIONALE

Barcelona e ka nisur me humbje aventurën në Ligën e Kampionëve, duke pësuar në udhëtim te Monaco.

Katalunasit u mposhtën me rezultat 1:2, sfidë ku ishin me një lojtar më pak që nga minuta e 11-të.

Ter Stegen bëri një gabim të madh duke ia pasuar Eric Garcias, i cili e humbi dhe në përpjekje për të mos e lejuar kundërshtarin të shënojë, bëri një ndërhyrje të rëndë duke u përjashtuar direkt me të kuq (11’).

Vetëm pesë minuta më vonë, Maghnes Akliouche dribloi mes zonës dhe me një goditje fantastike e la të shtangur Ter Stegenin për ta kaluar Monacon në epërsi.

Barcelona s’u dorëzua duke e barazuar rezultatin me anë të Lamine Yamal, që shënoi një gol të bukur nga distanca (28’).

Monaco shtatë minuta më vonë e gjeti rrugën drejtë rrjetës përmes Singos, por që u anulua për pozitë jashtë loje.

Monaco vazhdoi të sulmonte duke përfituar që ishin me një lojtar më shumë dhe golin e epërsisë e gjeti përmes Ilenikhenas, i cili mori një top të gjatë dhe nuk dëshpëroi përballë Ter Stegen (71’).

Kësisoj, Monaco bën befasinë në Ligën e Kampionëve duke arkëtuar pikët e plota, derisa katalunasit fitoren e parë do ta kërkojnë në xhiron e dytë.

Lajme të ngjashme