Barcelona e Guardiolas apo Man City i Guardiolas? Yaya Toure tregon se cila skuadër është më e fortë - NACIONALE

Barcelona e Guardiolas apo Man City i Guardiolas? Yaya Toure tregon se cila skuadër është më e fortë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda e Barcelonës Yaya Toure mendon se ekipi që e kishte Barcelona nën urdhrat e Pep Guardiolas do ta mposhte pa asnjë dyshim këtë skuadër të Man Cityt.

Tekniku spanjoll hyri në histori duke u bërë trajneri i parë që e fiton tripletën me dy skuadra të ndryshme.

Fillimisht, Guardiola arriti t’i fitojë gjashtë trofe me Barcelonën brenda një sezoni, e tani pas më shumë se një dekade e fitoi tripletën me gjigantin anglez City.

I pyetur se nëse do të kishte një ndeshje mes vete, se cila skuadër do ta fitonte, Toure nuk ka dyshime që katalunasit do ta mposhtnin këtë Manchester City.

Do të ishte vështirë, por ajo skuadër (Barcelona) me shumë yje dhe lojtarë të shkëlqyer, mendoj se do të fitonin 100 për qind”.

Imagjinoni Iniesta kur ishte 26 ose 27, Xavi 28... këta lojtarë ishin të jashtëzakonshëm”.

Tutje Toure thotë se e ka ditur se City do të mbërrinte në këtë nivel, prandaj edhe u largua nga Barcelona atë kohë.

Kjo është ajo që parashikova. Kur e bëra debutimin, thashë se ky klub një ditë do të ishte më i mirë se Unitedi”.

Tani, Guardiolas i ka mbetur t’i fitojë edhe trofetë e mbetur, si Superkupa e UEFA-s ndaj Sevillas dhe në rast që e merr edhe atë trofe, do ta sigurojnë ‘biletën’ për në Kupën e Botës për klube.

Lajme të ngjashme