Barcelona e demolon Valencian dhe prek gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit
Barcelona ka shënuar fitore të thellë në udhëtim te Valencia, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.
Katalunasit u treguan sërish të pamëshirshëm ndaj Valencias, ku këtë herë i mposhtën me rezultat 0:5.
Pas vetëm tre minutave lojë, Ferran Torres përfitoi nga asistimi i Balde për të kaluar Barcelonën në epërsi (3’).
I njëjti dyfishoi epërsinë pas një topi të kthyer (17’), kurse ishte Fermin Lopez që e dërgoi rezultatin në 0:3 vetëm gjashtë minuta më vonë (23’).
Pastaj, në skenë doli sërish Torres, që pas asistimit të Raphinhas e kompletoi het-trikun (30’).
Fitoren e Barcelonës e vulosi talenti Lamine Yamal, me një gol të bukur pas një tjetër asistimi të Raphinhas (59’).
Barcelona kësisoj avancon në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, aty ku gjenden edhe Real Madrid, Atletico si dhe Real Sociedad.
Kundërshtarin blaugranasit do ta mësojnë pas hedhjes së shortit.