Barcelona dëshpëron sërish, ndalet në barazim nga Getafe - NACIONALE

Barcelona dëshpëron sërish, ndalet në barazim nga Getafe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Barcelona ka marrë një tjetër rezultat negativ, këtë herë në udhëtim te Getafe në kuadër të xhiros së 29-të në La Liga.

Edhe pse favorit në 'letër' katalunasit nuk arritën më shumë se një barazim pa gola.

Barcelona ishte dominuese gjatë tërë kohës por që assesi s'ia dolën ta thyenin mbrojtjen e 'akullt' vendase.

Getafe në fakt e nisi më mirë duke pasur dy raste nga afërsia, me anë të El Haddadi dhe Enes Unai, por asnjëri s'ia doli t'i finalizojë.

Barcelona tentoi me anë të Raphinhas, me brazilianin që ishte pranë golit duke goditur shtyllën.

Edhe në pjesën e dytë, dominimi i mysafirëve veçse u rrit duke rrezikuar me anë të Raphinhas sërish mirëpo Soria me një pritje të mrekullueshme arriti ta devijoi.

Barcelona në fakt bëri një gabim në mbrojtje mirëpo Borja Mayoral nuk e ndëshkoi nga afërsia.

Kështu, katalunasit mbajnë pozitën e liderit me 73 pikë, 11 më shumë se Real Madrid derisa Getafe zë pozitën e 15-të me 31 sosh.

Lajme të ngjashme