Barcelona dëshpëron sërish, ndalet me barazim nga Real Betis - NACIONALE

Barcelona dëshpëron sërish, ndalet me barazim nga Real Betis

1 vit më parë

nga NACIONALE

Barcelona nuk ka arritur të ruajë rezultatin deri në fund dhe ka barazuar 2:2 me Real Betis në udhëtim.

Skuadra e Hansi Flick nuk po kalon periudhë të mirë, ndonëse në këtë përballje erdhën nga një fitore e thellë 5:1 ndaj Mallorcas.

Katalunasit kishin posedimin e topit në të mirë të tyre, por Real Betis dominoi me raste të krijuara.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Lewandowski gjashtë minuta para përfundimit të pjesës së parë dhe me rezultatin 1:0 skuadrat shkuan në pushim.

Trajneri Hansi Flick u ndëshkua me karton të kuq në pjesën e dytë dhe vetëm dy minuta më pas skuadra e tij pësoi gol.

Lo Celso nga penalltia u tregua i saktë, për të barazuar rezultatin, në minutën e 68-të.

Ferran Torres e riktheu epërsinë te lideri i LaLigës, kur shënoi gol në minutën e 82-të, pas asistimit të jashtëzakonshëm nga Yamal.

Por gëzimi u ndal në gjysmë nga vendasit. Diao shënoi golin e barazimit në minutën e katërt shtesë.

Me rezultatin 2:2 përfundoi takimi.

Barcelona vazhdon të qëndrojë në krye të LaLigës me 38 pikë nga 17 ndeshje, pesë më shumë se Real Madridi, por Mbretërit kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Lajme të ngjashme