Barcelona bën një ofertë luksoze për Roberto Firminon - NACIONALE

Barcelona bën një ofertë luksoze për Roberto Firminon

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Barcelona ka bërë një ofertë të madhe për të nënshkruar me sulmuesin Roberto Firmino në verë.

Braziliani ka vendosur të largohet në verë pasi t'i skadojë kontrata dhe tashmë ka spekulime të njëpasnjëshme që e lidhin me kalimin në Itali apo Amerikë.

Sidoqoftë, "Football Insider" raporton se Barcelona i ka dërguar një ofertë në tavolinë lojtarit, që pëlqehet edhe nga Interi dhe Roma, si dhe St Louis City.

Oferta e katalunasve është mjaftë luksoze dhe tashmë kanë nisur punën për ta bindur ta pranojë këtë mundësi që e dërgon në "Camp Nou".

Firmino këtë edicion s'ka qenë në formën më të mirë shkaku i lëndimeve të shpeshta duke shënuar nëntë gola dhe dhuruar katër asistime në 23 paraqitje në Premierligë, derisa ka kontribuar me dy gola dhe një asistim në tetë paraqitje në Ligën e Kampionëve.

Që kur iu bashkua "Reds", braziliani ka zhvilluar 360 ndeshje duke shënuar 109 gola dhe dhuruar 79 asistime, derisa ka fituar trofetë si Premierligë, FA Cup, EFL Cup, Liga e Kampionëve, Community Shield, Superkupa e UEFA-s dhe Kupa e Botës për klube.

Barcelona e sheh Firminon si një alternativë e Robert Lewandowskit, ngase kanë frikë që polaku mund të pësojë ndonjë lëndim shkaku i moshës.

Përpos kësaj, Barcelona është duke punuar edhe për të nënshkruar me yllin e Man Cityt, Ilkay Gundogan.

Lajme të ngjashme