Ballkani vazhdon me fitore, me mund triumfon ndaj Dukagjinit - NACIONALE

Ballkani vazhdon me fitore, me mund triumfon ndaj Dukagjinit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

FC Ballkani ka marrë fitoren e dytë radhazi në Superligën e Kosovës, duke mposhtur si vendas Dukagjinin, ani pse ndeshja u zhvillua në "Fadil Vokrri".

"Xhebrailat" njësoi si ndaj Drenicës, fituan me rezultat minimal 1:0, por që dominuan plotësisht.

Qysh nga minuta e parë, skuadra e Ilir Dajës zhvilloi lojë të bukur me posedim të lartë, duke lënë Dukagjinin të provojë të gjejë golin vetëm përmes kundërzbritjeve.

Ishte futbollisti i Kombëtares së Kosovës U21, Qëndrim Zyba që realizoi golin e vetëm në këtë sfidë, pas një harkimi të bukur të kapitenit Edvin Kuc.

Në fakt të goli ishte një gabim i portierit, pasi që goditja erdhi nga një pozitë jo e mirë për të shënuar dhe në këndin e Muhaxhirit(34’).

Gjatë tërë kohës së mbetur, Ballkani provoi përmes sulmuesve duke sulmuar disa herë nga krahët, mirëpo që assesi nuk i konkretizuan.

E njëjta vlejti edhe për Dukagjinin që në minutat e fundit filloi të luante më agresivë me disa ndërhyrje më të ashpra.

Në kohën shtesë, Dukagjini ishte shumë pranë ta rrëmbente një pikë, por goditja e fuqishme e Arbër Shalës përfundoi në shtyllë, ku kampioni i Kosovës padyshim ishte me fat.

Sidoqoftë, Ballkani tani merr dy fitore nga aq sa kanë zhvilluar, duke u ngritur në pozitën e tretë në tabelë me gjashtë pikë, derisa Dukagjinit vazhdon të mos i ecë mbarë duke qëndruar në fund me vetëm një sosh.

Në sfidën e radhës, Ballkanin do ta zhvillojë sfidën e vështirë kundër Prishtinës, që po kalon një kohë të shkëlqyer nën urdhrat e Ismet Munishit, derisa Dukagjini do ta pres në Klinë skuadrën e Gjilanit.

Kujtojmë, se ditën e diele u zhvilluan edhe dy ndeshje të tjera, me Prishtinën që fitoi derbin kundër Llapit në “Zahir Pajaziti” (1:2), derisa Drita u ndal në një barazim kundër Ferizajit.

Lajme të ngjashme