Ballkani vazhdon aventurën në Evropë, përballet me Lincolnin - NACIONALE

Ballkani vazhdon aventurën në Evropë, përballet me Lincolnin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Skuadra kosovare Ballkani do të vazhdojë garën në Evropë, ku përballë e ka Lincoln Red Imps nga Gjibraltari.

Pas eliminimit të Larnes, “Xhebrailat” do të përballen me Lincoln me synimin e vetëm për të avancuar në raundin e play-offit.

Trajneri Ilir Daja para kësaj ndeshje në konferencë për shtyp tha se gjasat janë 50/50 shkaku që klubi kosovar nuk ka pushuar mjaftueshëm, për dallim nga skuadra e Gjibraltarit.

“Mendimi im është 50/50 sepse kemi pasur tri ditë kohë për ta përgatitur ndeshjen, ndërsa kundërshtari ka pasur tri javë kohë. Turin e dytë nuk ka luajtur si duket me problemet e shortit”.

“Ata kanë pasur tri javë kohë dhe ne kemi pasur tri ditë kohë. Prandaj, them që nuk është favorit as Ballkani e as kundërshtari. Gjasat janë 50/50. Kështu, do të futemi në fushë, duke e respektuar maksimalisht si një kundërshtar të turit të tretë të Ligës së Konferencës”.

Përballja do të nis më fillim nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”, derisa ajo kthyese një javë më vonë.

Përndryshe, Ballkani nëse kalon tutje në raundin e play-offit do të takohet me humbësin e takimit Sheriff Tiraspol – Borislav.

Lajme të ngjashme