Ballkani triumfon ndaj Feronikelit ’74, Malisheva mund Llapin
Ballkani ka vazhduar me fitore duke mposhtur në udhëtim Feronikelin ’74, derisa Malisheva shënoi fitore ndaj Llapit.
Kampioni i Kosovës arkëtoi pikët e plota me një triumf 1:4, sfidë ku ishin më të mirë.
Halili me një autogol i dha epërsinë mysafirëve (16’), ndërsa vetëm një minutë më vonë Sunday Adetunji e dyfishoi epërsinë (17’).
Feronikeli tentoi të këndellet duke e ngushtuar epërsinë përmes Sahitit, që ishte i saktë nga pika e bardhë (51’).
Sidoqoftë, braziliani Queven u përkujdes për ta rikthyer epërsinë e dyfishtë me një goditje nga distanca, e cila u devijua dhe përfundoi brenda rrjetës (72’).
Fitoren krejt në fund e vulosi Bernard Karrica (90+4').
FC Ballkani tani merr kreun e tabelës me 22 pikë ndërsa Feronikeli ’74 qëndron në fund me vetëm tre sosh.
Në anën tjetër, Malisheva e ka fituar derbin ndaj Llapit me rezultat të ngushtë 2:1.
Valmir Berisha pas vetëm tetë minutave lojë i dha epërsinë Malishevës me një aksion të shpejtë.
I njëjti pastaj dyfishoi epërsinë me një tjetër gol të bukur (29’).
Llapi provoi të kthehet në lojë duke e ngushtuar epërsinë me anë të inkuadruarit Mërgim Cernavërni (64’), por kjo ishte e tëra që ia dolën të bënin.
Malisheva në fakt shënoi mirëpo reagoi VAR-i për ta anuluar për pozitë jashtë loje.
Kësisoj, Malisheva shkon në koutën e 22 pikëve si vend i dytë në tabelë ndërsa Llapi zë pozitën e gjashtë me 15 sosh.