Ballkani përforcohet me Elmando Gjinin - NACIONALE

Ballkani përforcohet me Elmando Gjinin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ballkani e ka kompletuar transferimin e mbrojtësit Elmando Gjini nga Teuta e Shqipërisë.

Skuadra “portokalli” po synon ta ruajë titullin e kampionit në Kosovë, pasi dështoi të hynte në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Përmes një komunikate zyrtare, Ballkani njoftoi marrëveshjen me Gjinin, i cili ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.

“Skuadra nga dita në ditë po plotësohet e po komponohet!

Për t’i ndjekur objektivat tona ashtu siç na takon, kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se kampionëve të Republikës së Kosovës, iu është bashkuar edhe një futbollist kualitativ.

Mbrojtësi 21 vjeçar, Elmando Gjini, tashmë është veshur portokall e zi

Lojtari që mbron ngjyrat e Kombëtarës së Shqipërisë, së fundmi ishte pjesë e Teutës së Durrësit, skuadër me të cilën FC Ballkani ka arritur marrëveshje për blerjen e kartonit të tij.

Me futbollistin që karrieren te grupmoshat e reja e ka zhvilluar te disa skuadra evropiane, ndër to Genoa e Bologna të Serie A, kemi nënshkruar kontratë 4 vjeçare.

Klubi i dëshiron mirëseardhje shkodranit, duke i uruar suksese drejt arritjes së synimeve tona të përbashkëta”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Ndërkohë, sipas mediave në Shqipëri, Ballkani pagoi 120 mijë euro për të siguruar shërbimet e Gjinit nga Teuta.

Lajme të ngjashme