Ballkani përforcohet me Artan Iljazin
Klubi kosovar Ballkani ka siguruar shërbimet e portierit Artan Iljazi.
Iljazi ka bërë një karrierë në Maqedoninë e Veriut, ku ndër të tjera ka mbrojtur edhe fanellën e klubeve si Shkupi e Shkëndija.
Ballkani me anë të një komunikate zyrtare konfirmoi afrimin e Iljazit.
“Tifozë të dashur,
Me kënaqësi ju njoftojmë me transferin e ri në skuadër.
Portieri Artan Iljazi nga sot është pjesë e FC Ballkanit!
Gardiani nga Kumanova ka qenë pjesë e skuadrave të njohura shqiptare në Maqedoni të Veriut, si FC Shkupi e KF Shkëndija.”, thuhet ndër të tjera në njoftim.