Ballkani i mëson sot kundërshtarët e grupit në Ligën e Konferencës - NACIONALE

Ballkani i mëson sot kundërshtarët e grupit në Ligën e Konferencës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një ditë pasi e shkroi historinë e futbollit kosovar në Evropë, Ballkani do t’i mësojë sot kundërshtarët e vet në fazën grupore të Ligës së Konferencës.

Ballkani u bë klubi i parë kosovar që kualifikohet në një garë të madhe evropiane, pasi e tejkaloi Shkupin në play-off të kualifikimeve për një vend në fazën gruporë të Ligës së Konferencës të enjten.

Kampioni i Kosovës e mposhti 1:0 një Shkup, që luajti tërë kohën me 10 futbollistë në ndeshjen e kthimit, falë golit të Meriton Korenicës në Fadil Vokrri, dhe e siguroi një vend në fazën grupore në garën e kategorisë së tretë të futbollit evropian me rezultat të përgjithshëm 3:1 pas dy ndeshjeve.

Ballkani është në vazon e katërt dhe kjo nënkupton se klubi nga Suhareka pritet të përballet me kundërshtarë shumë të fortë në fazën grupore.

Skuadra e Ilir Dajës do të përballet me njërën nga këto klube të mëdha, si West Ham, Villarreal, Basel, Az Alkmar, Slavia Prague, Gent apo Istanbul Basaksehir, të cilat janë pjesë të vazos së parë.

Ballkanit do t'i bjerë në short një skuadër nga secila prej tri vazove të para, përveç të katërtës, në të cilën bën pjesë.

Shorti i fazës grupore në Ligën e Konferencës do të mbahet sot në orën 14:30, ndërsa këto javë vazot:

Asnjë klub kosovar nuk ka arritur të marrë pjesë në njërën prej tri garave të UEFA-s, Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës apo Ligën e Konferencës, pas pranimit të vendit në shtëpinë e futbollit evropian.

Më së largu që një klub kosovar kishte arritur deri sivjet ishte rrethi i tretë kualifikues i Ligës së Konferencës.

Ballkani ia doli ta bëjë këtë në tentimin e parë, pasi asnjëherë më parë nuk kishte marrë pjesë në kualifikime për një garë evropiane.

Kampioni në fuqi i Superligës do të shpresojë në një short të lehtë për të synuar kalimin e fazës grupore në atë që do ishte një mrekulli.

Lajme të ngjashme