Ballkani e fiton derbin ndaj Malishevës
Ballkani e ka fituar përballjen me rivalin për titull Malishevën, në kuadër të xhiros së 13-të në Superligën e Kosovës.
Ashtu siç pritej, derbi ishte mjaftë interesant me raste të shumta nga dy skuadrat – ku vendasit ishin më kërkues në pjesën më të madhe të kohës.
Sunday Adetunji e bëri heroin për vendasit duke shënuar një gol të bukur (38’).
Ballkani kishte edhe disa raste shënimi sidomos me dy brazilianët si Queven Inacio e Giovanni Ribeiro, megjithatë larg finalizimit.
Ndërkohë, Malisheva krijoi disa aksione të bukura me Drilon Hazrollajn që rrezikoi portën e “Xhebrailave”, sidoqoftë assesi s’e gjeti rrugën drejtë rrjetës.
Ballkani me këtë fitore rimerr kreun e tabelës me 25 pikë, aq sa ka Drita me një ndeshje më pak të zhvilluar ndërsa Malisheva qëndron në pozitën e tretë me 22 sosh.