Ballkani dhe Drita mësojnë kundërshtarët në rast që avancojnë në rrethin e tretë të Conference League - NACIONALE

Ballkani dhe Drita mësojnë kundërshtarët në rast që avancojnë në rrethin e tretë të Conference League

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy klubet kosovare, Ballkani dhe Drita kanë mësuar kundërshtarët në rast të kualifikimit në rrethin e tretë të Conference League.

Me eliminimin e Gjilanit dhe Llapit, kampioni dhe nënkampioni i Kosovës janë skuadrat e vetme që janë duke ‘luftuar’ për një vend në fazën grupore të Conference League.

Llapi u eliminua në raundin e parë nga Buducnost me rezultat të përgjithshëm 2:4, derisa Gjilani befasisht u përmbys nga Liepaja 2:3.

Te “Skifterat” kishte disa ndryshime pasi me eliminimin e tyre dhe gjatë viteve të fundit që nuk fituan titullin, edhe presidenti Florim Zuka bashkë me kryesinë dha dorëheqje ditën e hënë.

Sidoqoftë, Drita ka pasur sukses duke eliminuar Inter Turkun me rezultat 3:1, derisa Ballkani u kualifikua direkt në rrethin e dytë pasi humbi nga Zalgiris në raundin e parë kualifikues për Ligën e Kampionëve (2:1).

Kështu, Drita tani do të përballet me klubin e njohur belg Royal Antwerp, derisa Ballkani do të luajë ndaj kampionit të San Marinos, La Fioritas.

Sidoqoftë, disa orë më parë edhe është tërhequr shorti për rrethin e tretë kualifikues, ku Ballkani ka pasur sërish fat.

“Xhebrailat” në rast të avancimit në rrethin e tretë do të kenë përball fituesin e ndeshjes Sutjeska – Klaksvik. Kuptimin e ‘fat’ është se ka shmangur klubet e mëdha si Lech Pozan e Hibernians, të cilat vërtetë do të ishin “arrë e fortë”.

Ndërkohë, sa i përket Dritës, ata përpos që nuk do ta kenë të lehtë ndaj gjigantit belg, në rrethin e tretë do të takohen me fituesin e ndeshjes Seinajoki-Lellestrom.

Kujtojmë, se këtë të enjte, Drita do ta zhvillojë ndeshjen e parë ndaj Antwerp si mysafir me fillim nga ora 19:00, derisa Ballkani të martën mbrëma udhëton në San Marino që të luajë ndaj La Fiorita që është e paraparë të nis në ora 20:45.

Lajme të ngjashme