Bajrami: Çekia do ta kërkojë hakmarrjen ndaj nesh, e rëndësishme të mos humbim
Sulmuesi Nedim Bajrami thotë se Shqipëria nuk duhet të mposhtet në udhëtim te Republika Çeke, e cila do ta synojë hakmarrjen.
Vitin e kaluar, “Kuq e Zinjtë” e demoluan Çekinë me rezultat 4:0 në “Air Albania” si dhe morën një pikë në udhëtim te ta, për t’u kualifikuar si lider nga grupi për Evropianin 2024.
Fati e deshi që dy kombëtaret të jenë sërish në short, në grupin B të Ligës së Kombeve, ndërsa Bajrami para ndeshjes që zhvillohet të premten tha se çekët do ta synojnë hakmarrjen.
“Çekia nuk e ka harruar ende atë humbjen që ka marrë nga ne dhe barazimin në shtëpi. Do të kërkojnë hakmarrjen dhe do të jenë gati nga minuta e parë për të luajtur kundër nesh.
Do të japim maksimumin që të fitojmë kundër Çekisë, por nëse nuk ia dalim, me rëndësi është që të mos humbim. Kemi shumë mungesa, por kemi edhe shumë të tjerë që janë gati. Indrit Tuci erdhi dje, e kemi pritur shumë mirë.
“Ata do të futen për të shënuar gol që nga minutat e para, por ne jemi gati për mënyrën sesi ata do të luajnë, të shohim se çfarë do të ndodhi, është një ndeshje tjetër nga historitë e kaluara të përballjes tonë”, deklaroi ai.
Kujtojmë, përballja mes Çekisë e Shqipërisë do të nis me fillim nga ora 20:45.
Tre ditë më pas, Shqipëria do të udhëtojë për përballjen ndaj Gjeorgjisë.