Bad News Eagles shkatërron ekipin serb, kualifikohet në gjysmëfinale - NACIONALE

Bad News Eagles shkatërron ekipin serb, kualifikohet në gjysmëfinale

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Bad News Eagles ka shënuar fitore të lehtë ndaj ekipit serb iDestructive, në kuadër të turneut “RES Adriatic League Season 2” që marrin pjesë vetëm tetë skuadra ballkanike.

Ekipi kosovar ishte shumë më i mirë duke shënuar fitore komode 2:0 në mape.

Fillimisht në mapin e zgjedhur nga iDestructive, “De_Inferno”, BNE shënoi fitore 16:9 (11:4, 5:5).

Më i miri në këtë map ishte Genc ‘gxx-’ Kolgeci me plot 24 eliminime ndjekur nga Dionis ‘sinnopsyy’ Budeci e 23 sosh.

Ndërsa, në mapin e dytë të zgjedhur nga BNE-ja ‘De_Mirage’, ekipi kosovar ishte edhe më bindës duke shënuar fitore me rezultat më të thellë 16:7.

Kësisoj, BNE avancon në gjysmëfinale – aty ku do ta pres fituesin e ndeshjes beers:Defuse.

Kujtojmë, në rast që e fitojnë këtë turne, BNE do të sigurojë kualifikimin për në “ESL NC EU Qualifier”, plus 4 mijë e 567 dollarë.

Lajme të ngjashme