Bad News Eagles pjesë e organizatës britanike, tani emri do të jetë ‘Guild Eagles’
Skuadra kosovare Bad News Eagles, që u kualifikua tre herë për në Major pa një organizatë, tani është bërë pjesë e Guild Esports, organizatë kjo britanike, që muaj më parë krijoi ekipin për vajza.
Ndryshimi i vetëm pritet të jetë emri, ku nga ai që kanë tani, do të paraqiten me emrin e ri, GUILD EAGLES.
Organizata me bazë në Mbretërinë e Bashkuar ka hyrë më parë në Counter-Strike me nënshkrimin e një ekipi vajzash në mars dhe tani zgjeron praninë e saj në Valve duke nënshkruar me skuadrën e saj të parë te djemtë, përpara PGL Copenhagen Major.

Ekipi i përberë nga Flatron ‘Juanflatroo’ Halimi, Rigon ‘rigoN’ Gashi, Genc ‘gxx-’ Kolgeci, Sener ‘SENER1’ Mahmuti dhe lideri në lojë Dionis ‘sinnopsyy’ Budeci, kanë qenë pa mbështetje të asnjë skuadre në gati dy vitet e fundit dhe përkundër kësaj, këta djelmosha fantastik kanë arritur suksese të mëdha, duke u kualifikuar tre herë në garën më të fortë Major, e gjithashtu duke arritur në fazën ‘Legends Stage’, në mesin e 16 skuadrave më të mira të botës.
"Me publikimin e CS2, ne kuptuam se nuk kishte kohë më të mirë për ne për të rritur praninë tonë në Counter-Strike. Trajektorja e listës së Bad News Eagles ka qenë frymëzuese dhe mishëron qëndrimin që vlerësojmë këtu në Guild Esports - ne mezi presim t'i mbështesim ata në udhëtimin e tyre në CS2," tha Jasmine Skee, CEO e Guild Esports, në lidhje me njoftimin.
Stafi stërvitor i Jonatan "Devilwalk" Lundberg dhe Kevin "kRYSTAL" Amend kanë bërë gjithashtu kalimin në organizatën e re, dhe suedezi ishte plot lavdërime për vizionin e GUILD. "Ne kemi pasur oferta nga organizata të shumta gjatë kohës që ishim një ekip i panënshkruar, por në fund zbuluam se Guild ishin më të afërt me atë që duam të arrijmë në CS2. Me atë që kemi parë tashmë nga takimi me stafin dhe duke parë ambientet, nuk kemi dyshim se i përkasim kësaj skuadre, për të arritur nivelin tjetër.”
Debutimi i listës për organizatën e tyre të re do të vijë të enjten në Serinë 4 të Evropës Lindore CCT, ku ata do të përballen me Space në raundin e 1/8 së finales.