Bad News Eagles mposhtin ekipin serb - NACIONALE

Bad News Eagles mposhtin ekipin serb

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Bad News Eagles kanë shënuar fitore shumë të rëndësishme në kuadër të "Easter European Masters Spring 2023", duke mposhtur ekipin serb iNation.

Ekipi i ndërtuar nga pesshja kosovare ishte në formë të shkëlqyer duke fituar në vazhdime me rezultat 19:17 në mapin "De_Inferno".

Serbët e nisën më mirë pjesën e parë duke e mbyllur me një pikë avantazh 7:8, ku kosovarët kishin disa probleme pasi trajneri i tyre nuk po mundej të inkuadrohej në lojë.

Kështu, për disa minuta ndeshja u ndërpre dhe në pjesën e dytë, BNE ishin në formë tjetër. Fillimisht ata arritën ta përmbysin rezultatin nga 15:13 në 15:15 për ta dërguar në vazhdime.

Në kohën shtesë, BNE fitoi me rezultat 19:17 për të marrë fitoren e parë në këtë turne.

Më i miri në këtë ndeshje padyshim ishte Flatron "juanflatroo" Halimi me 36 vrasje, ndjekur nga Rigon "rigoN" Gashi me 27 sosh.

BNE do ta zhvillojnë edhe një ndeshje tjetër, këtë herë ndaj skuadrës bullgare Yoyvoda për ta siguruar kualifikimin në gjysmëfinale. Takimi nis në ora 19:25.

Lajme të ngjashme