Bad News Eagles fiton me rikthim ndaj organizatës kineze, kualifikohen në gjysmëfinale - NACIONALE

Bad News Eagles fiton me rikthim ndaj organizatës kineze, kualifikohen në gjysmëfinale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Bad News Eagles (BNE) kanë shënuar fitore me rikthim ndaj organizatës kineze Rare Atom për të avancuar në gjysmëfinale të ESL Challanger Melbourne 2023, që po zhvillohet në Australi.

Kosovarët fituan pas tre mapeve me rezultat 1:2, ku arritën një përmbysje pasi humbën mapin fillestar.

Rare Atom e nisën më mirë duke fituar në mapin e tyre “De_Inferno” me rezultat 11:16.

Pas kësaj, BNE u këndell shpejtë duke shënuar fitore bindëse në “De_Mirage” me rezultat 16:10.

Kurse, fitoren e vulosen në “De_Overpass” me rezultat të ngushtë 14:16. BNE ishin në disavantazh pas pjesës së parë 10:5, por pastaj si ‘CT’ arritën të tregonin forcën e vërtetë.

Më i dalluari në këtë map ishte ‘sinnopsyy’ me plot 28 vrasje, ndjekur nga ‘rigoN’ me 26 sosh.

Kështu, BNE tani siguron gjysmëfinalen – ku i pret ekipi australian Grayhound, të cilët zënë pozitën e 26-të në botë.

Edhe ndeshjet gjysmëfinale do të jenë të tipit ‘bo3’, ndërsa pritet të nis më fillim nga ora 01:00 të mëngjesit.

Lajme të ngjashme