Bad News Eagles e nisin me humbje “Legends Stage”, mposhten nga Ence - NACIONALE

Bad News Eagles e nisin me humbje “Legends Stage”, mposhten nga Ence

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Bad News Eagles kanë pësuar humbje në ndeshjen hapëse të “Legends Stage”, duke u mposhtur nga organizata Ence.

Me një “Bo1”, ekipi i ndërtuar nga pesë lojtarët kosovarë pësuan humbje me rezultat 9:16 në mapin “De_Vertigo”.

Ence u tregua shumë herë më e mirë nga fillimi i ndeshjes duke e mbyllur pjesën e parë me rezultat 9:6, e pastaj fitoi në fund me rezultat 16:19.

Më i miri te BNE-ja në këtë map ishte “SENER1” me 19 vrasje, ndjekur nga “gxx-” dhe “juanflatroo” me nga 18 sosh. Ndërsa, te Ence u dallua Maden me 26 vrasje.

BNE-ja do ta zhvillojë edhe një ndeshje atë ndaj më të mirëve në botë për momentin, G2, më fillim nga ora 23:00.

Lajme të ngjashme