Babai i Neymarit mohon se ka paguar për lirimin me kusht të Dani Alves - NACIONALE

Babai i Neymarit mohon se ka paguar për lirimin me kusht të Dani Alves

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Babai i yllit brazilian, Neymar, ka mohuar pretendimet se ai pagoi garancinë prej 1 milionë euro për të siguruar një lirim me kusht të ish-yllit të Barcelonës, Dani Alves, i burgosur për katër vite e gjysmë për përdhunim.

Ish-mbrojtësi i krahut thuhet se do të lirohet nga burgu pasi babai i yllit brazilian pranoi të plotësonte pagesën për lirimin me kusht. Megjithatë, Neymar Sr. është distancuar nga raporte të tilla, megjithëse ai pranoi se kishte ndihmuar Alvesin e turpëruar më herët në këtë rast.

Dani Alves Neymar Brazil

“Siç e dinë të gjithë, në fillim kam ndihmuar Dani Alves, pa asnjë lidhje me ndonjë padi”, ka shkruar Neymar Sr në një postim në Instagram. “Në këtë moment të dytë, në një situatë të ndryshme nga ajo e mëparshme, në të cilën gjykatat spanjolle kanë vendosur tashmë për dënimin, ata po spekulojnë dhe po përpiqen të lidhin emrin tim dhe djalin tim me një çështje që sot nuk na takon më. Shpresoj që Danieli të gjejë me familjen e tij të gjitha përgjigjet që kërkon. Për ne, për familjen time, çështja ka marrë fund."

40-vjeçari u shpall fajtor për sulm seksual dhe u dënua me katër vjet e gjysmë burg në Barcelonë. Llogaritë e tij bankare u ngrinë gjatë procedurave ligjore, duke e bërë të pamundur që ai të përballonte shumën e garancisë dhe është thënë se Neymar Sr. ndërhyri për të ndihmuar.

Dani Alves Brazil 2022

Ish-lojtari i Paris Saint-Germain, Dani Alves ka të ngjarë të lirohet para fundit të javës, pasi ai apelon dënimin e tij për përdhunim. Ai do të duhet të dorëzojë pasaportën e tij në gjykatën spanjolle për të garantuar se nuk do të largohet nga vendi ndërsa procesi është në vazhdim.

Lajme të ngjashme