Aymeric Laporte për spekulimet te Real Madridi: Do ta dëgjoja thirrjen - NACIONALE

Aymeric Laporte për spekulimet te Real Madridi: Do ta dëgjoja thirrjen

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi Aymeric Laporte thotë se do ta dëgjonte thirrjen nëse Real Madridi e kontakton.

“Los Blancos” kanë mbetur vetëm me një qendërmbrojtës pasi Eder Militao këputu ligamentin në vikendin e kaluar. David Alaba ende po shërohet nga lëndimi në gju që pësoi në dhjetorin e sezonit të kaluar.

Laporte tani po konsiderohet opsion për Real Madridin, ndërsa 30-vjeçari e ka lënë të hapur mundësinë e një transferimi të tillë.

“Thirrje nga Madridi? Duket mirë. Do ta dëgjoja thirrjen. Sigurisht kur një skuadër si Real Madridi të kontakton nuk sheh poshtë”, tha ai për “El Larguero”.

Laporte iu bashkua skuadrës arabe Al Nassr nga Manchester City në një marrëveshje prej 27.5 milionë euro në verën e vitit 2023, duke nënshkruar kontratë trevjeçare.

Spanjolli edhe në të kaluarën ka lënë hapur mundësinë për t’u kthyer në Evropë: “Ideja ime është të kthehem aty. E tëra familja ime është në Evropë”, kishte deklaruar ai për Cadena Ser.

Aktualisht, qendërmbrojtësi është me skuadrën e Spanjës për t’u përballur me Danimarkën dhe Zvicrën në Ligën e Kombeve.

Lajme të ngjashme