Avni Zeneli: Besforti ka thënë se me ditë që karriera përfundon këtu nuk shkon më te Kosova
Besfort Zeneli ka vendosur përfundimisht që të mos e vesh më kurrë fanellën e Kosovës, kështu ka deklaruar babai i tij Avni Zeneli.
Avniu në një intervistë për “Klan Kosova” ka treguar se si FFK-ja nuk e ka telefonuar kurrë Arbër Zenelin kur pësoi atë lëndimin e frikshëm, andaj edhe Besforti është prekur nga kjo situatë.
Sipas tij, Besforti nuk vjen më të Kosova vetëm shkaku që FFK-ja nuk po di si të kujdesët për lojtarët.
“Për Besfortin ka mbaruar. Besforti është më shumë më i ndjeshëm për atë s’ka ardhur në vitin e kaluar me u21 me Tovërlanin, kur e ka parë atë situatë, Besi ka thënë me ditë që karriera përfundon këtu nuk shkoj më në Kosovë, kur e ka parë atë shkelje”.
“Kur i ka dëgjuar Besforti, djali ka qarë qysh ia ka bo padrejtësinë Arbërit. Arbëri u lëndu në Kosovë dhe plus kam folur atë ditë me Agim Ademin në Mal të Zi, ma ka lehtësuar atë dhimbje, më ka thënë jemi me të s’ka me pasë problem. Kur u kthye prej Kosovës nuk i ka bo asnjë telefonatë le ma që të kujdeset për të. Besfortin kjo e ka shtyrë që t’i thotë jo Kosovës”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Avni Zeneli ka treguar edhe si FFK-ja e ka nënçmuar Arbërin, duke ia marrë fanellën me numër 10 kur ishte i ftuar me Primoz Glihan dhe ia dhuruan Edon Zhegrovës pa e informuar yllin e Elfsborgut.