Austria përsëri në epërsi ndaj Holandës, shënon Romano Schmid - NACIONALE

Austria përsëri në epërsi ndaj Holandës, shënon Romano Schmid

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Vetëm pak minuta pasi Holanda e barazoi rezultatin ndaj Austrisë, këta të fundit kanë shënuar përsëri, tani për rezultatin 2:1.

Zhvillohej minuta e 59-të kur pas një aksioni të bukur nga skuadra e Ralf Rangnick, në zonë depërtoi Grillitsch, i cili asistoi për Romano Schmid, ku me një goditje me kokë shënoi për epërsinë e Kombëtares së Austrisë.

Stefan De Vrij tentoi ta largonte topin nga porta, por që nuk arriti ta bënte një gjë të tillë.

Lajme të ngjashme