Austria e rikthen epërsinë ndaj Polonisë, Baumgartner shënon gol të bukur
Kombëtarja e Austrisë ka rikthyer epërsinë ndaj Polonisë, në duelin që po zhvillohet në Berlind, në kuadër të grupit D.
Pasi ishin fillimisht në epërsi në pjesën e parë, Polonia barazoi me anë të Piatek, për t'u mbyllur 45 minuta me rezultat 1:1.
Por tani Austria ka dalë sërish në epërsi.
Alexander Prass asistoi për Baumgartner, i cili në minutën e 66-të, shënoi gol të bukur për rezultatin momental 2:1.