Australian Open: Fitore e lehtë e Sinner ndaj Djokovic, Medvedev triumfon kundër Zverev - NACIONALE

Australian Open: Fitore e lehtë e Sinner ndaj Djokovic, Medvedev triumfon kundër Zverev

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Janë zhvilluar dy gjysmëfinalet e Australian Open, ku tashmë kemi emrat e finalistëve. Jannik Sinner fitoi me shumë lehtësi ndaj numrit një të botës Novak Djokovic, ndërsa Daniil Medvedev triumfoi pas pesë seteve ndaj Alexander Zverev.

Italiani Sinner që është numri katër i botës, po tregohet 'arrë' e fortë për serbin nacionalist që mban ende vendin e parë në renditjen ATP. Në tri përballjet e fundit 22-vjeçari ka triumfuar ndaj tij, përfshirë një përballje në dyshe.

Edhe përballja në Australian Open ishte në anën e Sinner, që me shumë lehtësi fitoi 3:1 në sete apo 6:1, 6:2, 6:7(6:8) dhe 6:3, në një përballja që zgjati afërsisht tre orë e gjysmë.

Jannik Sinner Dominates Novak Djokovic, Secures 17th Consecutive Set Win at Australian Open - Sports GAGA

Sinner me fitoren e sotme kualifikohet në finale, ku është në ndjekje të Grand Slamit të parë në karrierë.

Në gjysmëfinalen tjetër, rezultati ishte më i ngushtë dhe përballja më konkurruese.

Daniil Medvedev (numri tre i botës) u përball me Alexander Zverev (i gjashti i botës). Tenisti rus bëri një përmbysje të madhe, ku ishte duke humbur 2:0 në sete, duke fituar tre setet e radhës, për të triumfuar në fund 3:2 apo 5:7, 3:6, 7:6. 7:6 dhe 6:3.

Daniil Medvedev pulls off stunning comeback from 2 sets down to beat Alexander Zverev in Australian Open SF, sets up final with Jannik Sinner

Rusi 27-vjeçar ka një grand slam në karrierën e tij, kur triumfoi në Wimbledon në vitin 2017 dhe tani është rrugës për të dytin.

Finalja e madhe mes Jannik Sinner dhe Daniil Medvedev do të zhvillohet të dielën, me orë lokale në 09:30.

Lajme të ngjashme