Audio e VAR-it do të bëhet publike për herë të parë në historinë e Premierligës - NACIONALE

Audio e VAR-it do të bëhet publike për herë të parë në historinë e Premierligës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i PGMOL (Zyrtarëve të ndeshjeve në lojëra profesionale), Howard Webb, do të paraqitet të hënën në Sky Sport, ku do të diskutohet për herë të parë në publik, për audion e gjyqtarëve me dhomën VAR.

Sipas The Times, për herë të parë në Premierligë, audio mes gjyqtarëve dhe zyrtarëve që operojnë në VAR do të bëhet publike më 15 maj. Webb do të jetë i ftuar në Sky's Monday Night Football së bashku me Jamie Carragher dhe Gary Neville për të diskutuar "vendimet kyçe “ të cilat kanë ndodhur këtë sezon, megjithëse mbetet e paqartë se cilat momente konkrete do të diskutohen.

Howard Webb Referee

Ka pasur një sërë incidentesh shumë të diskutueshme në VAR gjatë sezonit, ku Webb madje i është dashur të thërrasë një 'takim krize' pas momenteve të diskutueshme në vizitën e Chelseat në West Ham, përplasjen e Arsenalit me Brentford dhe barazimin e Crystal Palace me Brighton në shkurt.

Webb do të marrë pjesë në një shfaqje të ngjashme me Premierligë Productions, në një program që synon audiencën ndërkombëtare, së bashku me Michael Owen. Ai ka ndihmuar gjithashtu në një program në SHBA, kur ishte kreu i gjyqtarëve në Major League Soccer (MLS), duke mbuluar të njëjtat tema.

Howard Webb to depart PRO after 2022 MLS season for role in England | MLSSoccer.com

Sky's Monday Night Football do të fillojë në orën 19:30 me orë lokale të Kosovës dhe nëse paraqitja e Webb është e suksesshme, do të ketë potencial që kjo gjë të ndodhë më shpesh gjatë sezonit të ardhshëm, me PGMOL që është në përpjekje të rrisë transparencën.

Lajme të ngjashme