Atletico Madrid afër marrëveshjes me Man Cityn për Julian Alvarez
Atletico Madrid është afër të arrijë marrëveshje me Manchester Cityn për të nënshkruar me sulmuesin Julian Alvarez.
Marrëveshja mes palëve ende s’është kompletuar, mirëpo negociatat janë në fazën finale, ku ka mbetur të caktohet vetëm çmimi dhe mënyra e pagës.
Që nga fillimi i javës City e Atletico kanë negociuar, ndërsa çmimi pritet të fitojë së paku pesë herë më shumë se 14 milionëshi që investuan në vitin 2022 për ta blerë nga River Plate.
Alvarez ndërkohë ka dhënë “dritën jeshile” për kalimin te skuadra spanjolle dhe marrëveshja personale pritet të mos jetë problem.
24-vjeçari që kur ka arritur te Man City e ka fituar dy herë titullin e Premierligës, FA Cup dhe Ligën e Kampionëve, por që shumicën e kohës ka qenë vetëm zëvendësues i Erling Haalandit.
🚨 EXCLUSIVE: Atletico Madrid close to striking deal with Man City to sign Julian Alvarez. Not fully agreed but now in sight - clubs negotiating final price & payment terms. Would be at least 5x £14m #MCFC paid in 2022 + 24yo keen on #Atleti @TheAthleticFC https://t.co/5PCZMsAETj
— David Ornstein (@David_Ornstein) August 5, 2024
Argjentinasi ka bërë 54 paraqitje në të gjitha garat për Cityn sezonin e kaluar, duke kontribuar me 19 gola dhe 13 asistime. Ai gjithashtu luajti rol kyç në suksesin e kombëtares së tij në Kupën e Botës “Katar 2022”, kurse ka fituar edhe dy herë Kupën e Amerikës.
Megjithatë, një marërveshje mund të dështojë nëse Atletico s’arrin ta shet Samu Omorodion te Chelsea, ku negociatat janë afër të kompletohen.