Atletico dhe Real Madrid përballen sërish: Gjithçka që duhet të dini për derbin e Kupës së Mbretiti - NACIONALE

Atletico dhe Real Madrid përballen sërish: Gjithçka që duhet të dini për derbin e Kupës së Mbretiti

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Atletico Madrid synon t’i hakmerret Real Madridit për humbjen në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës dhe ta eliminojë nga Kupa e Mbretit.

Ani pse dy rivalët madrilenë u përballen ditë më parë, dy skuadrat do të luajnë sërish – këtë herë në kuadër të raundit të 16-të në Kupën e Mbretit.

Atletico vazhdon të ketë probleme me mungesa, pasi Thomas Lemar dhe Vitolo mbesin jashtë, derisa Reinildo Mandava nuk është i lirë shkaku që po përfaqëson kombëtaren e tij në nivelin ndërkombëtar.

Trajneri Diego Simeone pritet t’i qëndrojë besnik formacionit të njëjtë si në Superkupë, pra në formatin 3-5-2.

Formacioni i mundshëm i Atleticos (3-5-2): Oblak; Hermoso, Gimenez, Witsel; Lino, Niguez, Koke, De Paul, Molina; Griezmann, Morata.

Ndërkohë, Carlo Ancelotti pritet të bëjë ndryshime në mesfushë, pasi Aurelien Tchouameni pritet të pushohet si dhe sulmuesi Rodrygo Goes.

Edouardo Camavinga pritet ta zëvendësojë Tchouamenin, derisa pranë tij do të ndodhen Toni Kroos dhe Fede Valverde.

Formacioni i mundshëm i Realit (4-4-2): Lunin; Mendy, Nacho, Rudiger, Carvajal; Camavinga, Kroos, Valverde, Bellingham; Vinicius, Joselu.

Përballja mes Atleticos dhe Realit do të zhvillohet në “Wanda Metripolitano" do të nis me fillim nga ora 21:30.

Lajme të ngjashme