Atalanta fiton ndaj Milanit, kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Italisë - NACIONALE

Atalanta fiton ndaj Milanit, kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Atalanta e ka eliminuar AC Milanin nga Kupa e Italisë, duke e mposhtur midis “San Siro”.

“Rossonerët” edhe pse ishin në avantazh prej 1:0, në fund pësuan humbje me rezultat 1:2.

Rafael Leao me një goditje të bukur brenda zonës e kaloi Milanin në epërsi pas asistimit të Theo Hernandezit (45’).

Por, gëzimi i vendasve zgjati dy minuta pasi Atalanta u këndell shpejtë, me një eurogol të Teun Koopmeiners (45+2’).

Atalanta ishte më e mirë në pjesën e dytë dhe ndoshta me plot meritë e mori fitoren.

Heroi ishte sërish Koopmeiners, që realizoi një tjetër supergol duke mos i dhënë asnjë shans Maignanit (59’).

Milan kishte mundësi për të shënuar në minutat e fundit por që goditja e Musah përfundoi jashtë rrjetës.

Kësisoj, Atalanta avancon në gjysmëfinale – ku do të përballet me Fiorentinan.

Lajme të ngjashme