Atalanta e shënon edhe të tretin ndaj Leverkusenit, Lookman e kompleton het-trikun (VIDEO)
Ademola Lookman po bën paraqitje thjesht të mrekullueshme sot, ku po e shkatërron i vetëm Bayer Leverkusenin në finale të Ligës së Evropës.
Pasi shënoi dy gola në pjesën e parë për Atalantën, Lookman ka shënuar një tjetër gol fantastik, tani për 3:0.
Zhvillohej minuta e 76-të kur nigeriani lëshoi një goditje të fortë, për ta mposhtur për herë të tretë Kovarin, kështu për të kompletuar het-trikun e tij.
تابعني هنا : @iT7HD pic.twitter.com/f4lgxz5oxU
— تغطيات (@sulema58184) May 22, 2024
Kjo mund të jetë humbja e parë e Leverkusen në këtë sezon, që vjen në momentin më të keq të mundshëm.