Astrit Selmani tregon si e humbi sezonin pranveror shkaku i një gabimi të doktorit - NACIONALE

Astrit Selmani tregon si e humbi sezonin pranveror shkaku i një gabimi të doktorit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Astrit Selmani thotë se është i hapur për një rikthim në futbollin suedez, duke treguar edhe vështirësitë që kaloi shkaku i një gabimi të doktorit danez që i tha se është i lënduar.

Para një viti, kosovari la Hammarbyn për t’iu bashkuar skuadrës izraelite Hapoel Beer Sheva, por që nuk qëndroi gjatë.

Pas vetëm gjashtë muajve ku shënoi tre gola dhe dhuroi dy asistime në 22 ndeshje, ai u huazua te klubi danez FC Midyjylland, ku as aty nuk e përcolli fati pasi u pretendua se u lëndua dhe e humbi një pjesë të stinorit.

Në një intervistë për mediumin suedez “Expressen”, Selmani ka treguar për lëndimin që e pësoi.

“Trupi im është mirë. Kam qenë në stërvitje të plotë që nga muaji prill. Çfarë ndodhi është se ndjeva dhimbje në stërvitje, poshtë gjurit dhe e anashkalova stërvitjen për arsye sigurie edhe pse kishim ndeshje pas dy ditëve. Vendosem të bëjmë një test dhe iu tregova se ishte gjuri që e kisha lënduar që kur isha 13 vjeç”.

“Pastaj doktorët thanë se e gjetën një lëndim të vogël dhe që do ta humbja tërë stinorin pranveror. Pas kësaj vendosa të shkoja te Stockholm”.

Nga aty sulmuesi u shërua plotësisht: “Bëmë disa teste. Mesazhi i tyre ishte se nuk kisha probleme. Ai tha që s’kam dëmtime. Pas kësaj pashë dy doktorë të tjerë, një në Stamboll dhe një në Izrael dhe të dy më deklaruan të shëndetshëm. Nuk kisha lëndime”.

“Pas rikthimit te Midtjylland u stërvita me skuadrën. Midtjylland pretendon se kanë parë një lëndim, por kishin parë diçka gabim. Isha operuar në ligamente më herët, për këtë arsye u takova me doktorin e Hammarby sepse e dinin lëndimin tim më parë. Doktori më tha se gjuri im është mirë dhe që gjithçka shkoi siç duhet”.

“Klubi pastaj më kërkoi falje. Periudha ka qenë e çuditshme. U ndjeva mirë por jam detyruar t’i përgjigjem pyetjeve që jam i lënduar. Jam stërvitur plotësisht dhe zhvillova ndeshje (me U21-shat). Fatkeqësisht ishte doktori që bëri gabim. Tani dua të luaj sërish futboll”.

Tutje, ai e tha hapur se do të ishte i lumtur për një rikthim në futbollin suedez, ku kërkohet nga IFK Gothenburg.

“Nuk është sekret që unë dhe klubi po shikojmë për zgjidhje. Kam edhe një vit në kontratë. Ka pasur interesim (nga Gothenburg). Disa bisedime të shkurtra në fillimin e sezonit, por asgjë konkrete”.

“Disa klube nga liga suedeze (Allsvenskan) kanë shikuar situatën, por nuk ka asgjë konkrete. Jam i hapur për një rikthim. Gjëja më e rëndësishme është të kënaqem sërish dhe të luaj. Shumë kanë telefonuar dhe janë interesuar dhe të gjithëve iu kam thënë njëjtë: Jam i hapur për një rikthim në Suedi ose diku tjetër”.

“Hammarby? Nuk mendoj. U largova në konsultim me klubin dhe ata që ishin në krye atë kohë. Nuk ka ndjenja të forta dhe gjithçka është mirë mes nesh”.

“Mendoj se skuadra po kërkon një numër nëntë tjetër, duhet të respektohet. Kanë disa lojtarë që duhet të investojnë, për shembull Jusef Erabi dhe mendoj se janë duke shikuar për një tjetër lojtar, por asnjëherë nuk dihet për të ardhmen”.

Lajme të ngjashme