Astrit Selmani thyen heshtjen: Dua të falënderoj të gjithë te Hammarby për tërë këto vite, gati për hapin e radhës - NACIONALE

Astrit Selmani thyen heshtjen: Dua të falënderoj të gjithë te Hammarby për tërë këto vite, gati për hapin e radhës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Astrit Selmani ka reaguar për herë të parë pas largimit nga Hammarby dhe kalimit te skuadra nga Izraeli, Hapoel Beer Sheva.

Hammarby para disa orëve zyrtarizoi kalimin e Selmanit në kampionatin holandez përmes një komunikate zyrtare, duke thënë se është arritur marrëveshja e plotë.

“Astrit Selmani largohet nga Hammarby për Hapoel Beer Sehva në top ligën në Izrael. Dokumentet e transferit janë nënshkruar të hënën në mëngjes, pasi klubet arritën marrëveshje për detajet e transferimit”, shkroi klubi me mediat që raportojnë se kartoni i kushtoi 1 milion euro.

E nuk ka vonuar shumë, tani ka reaguar edhe vetë Selmani përmes një shkrimi në rrjetin social të tij “Instagram”. Ai falënderoi të gjithë mbështetësit për këto vite.

“Do të doja të falënderoja të gjithë mbështetësit e Hammarby për tërë këto vite dhe liderët e klubit për mbështetjen e madhe që kam pranuar gjatë tërë këtyre viteve”.

“Ishte nder për mua që të luaj te Soderstadion dhe të isha pjesë e ekipit që fitova titullin e parë në historinë e klubit. Dua të falënderoj bashkëlojtarët që shpërndava kujtime të pabesueshme dhe i bërë miq për tërë jetën”, shkroi ai.

Ndërkohë, Selmani u shpreh i gatshëm edhe për sfidën e re në Izraeal.

“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar me Hapoel Beer Sheva dhe gati që të marr hapin e radhës në karrierë”, shtoi kosovari.

Selmani që një vit e gjysmë pjesë e Hammarbyt

Qendërsulmuesi kosovar ishte pjesë e Hammarbyt për një vit e gjysmë, ku padyshim deri vonë ishte i padiskutueshëm në fomacionin bazë.

Selmani zhvilloi plot 57 paraqitje në të gjitha garat (4 mijë e 357 minuta) duke kontribuar me 21 gola dhe 14 asistime në total.

Gjatë kësaj kohe, Selmani arriti të fitojë titullin një herë me Hammarbyn, derisa fatkeqësisht dështoi nga pika e bardhë në finale ndaj Malmos, kësisoj skuadra mbeti pa trofenë e dytë.

Lajme të ngjashme