Aston Villa hyn në garë për Marcus Rashford - NACIONALE

Aston Villa hyn në garë për Marcus Rashford

1 vit më parë

nga NACIONALE

Aston Villa është e interesuar të nënshkruajë me Marcus Rashford para përfundimit të afatit të transferimeve, kanë thënë burime për ESPN.

Rashford është i disponueshëm pasi është lënë jashtë skuadrës nga trajneri i Manchester United, Ruben Amorim.

Ende nuk dihet nëse Rashford do të ishte i hapur për një transferim në Villa Park, por burimet i kanë thënë ESPN se ka një optimizëm të lehtë nga të gjitha palët që një marrëveshje mund të realizohet.

Një burim ka bërë të ditur për ESPN se preferenca e 27-vjeçarit është të kalojë te Barcelona. Megjithatë, kufizimet financiare të klubit spanjoll e kanë komplikuar këtë mundësi.

Borussia Dortmund ka shprehur gjithashtu interes për Rashford, por paga e tij javore prej rreth 350,000 £ është një pengesë e madhe.

Skuadra e Premierliga mund t’i ofrojë sulmuesit anglez mundësinë për të luajtur në Ligë të Kampionëve në gjysmën e dytë të sezonit, pasi ekipi përfundoi në tetëshen e parë të tabelës në fazën e ligës.

Aston Villa po shqyrton opsione për të forcuar sulmin, pasi ka rënë dakord ta lërë Jhon Durán të transferohet te Al Nassr.

Klubi ka bërë pyetje në lidhje me mundësinë e nënshkrimit me Rashford, i cili nuk është aktivizuar për United që nga fitorja 2:1 ndaj Viktoria Plzen më 12 dhjetor.

Lajme të ngjashme