Aston Villa e Juventusi në paqe, Lille fiton ndaj Bolognës - NACIONALE

Aston Villa e Juventusi në paqe, Lille fiton ndaj Bolognës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ka përfunduar xhiroja e pestë e Fazës së Ligës së Ligës së Kampionëve, ku Aston Villa barazoi pa gola me Juventusin, e në anën tjetër skuadra e Edon Zhegrovës, Lille, fitoi 2:1 ndaj Bolognës.

Ndeshja mes Aston Villës dhe Juventusit ishte shumë e baraspeshuar, por që anglezët ishin shumë afër fitores në minutat e fundit të takimit.

Një gol i shënuar në minutat shtesë nga Morgan Rogers u anulua për shkak të ndërhyrjes së palejueshme në portierin italian, Di Gregorio.

Kështu takimi përfundoi 0:0.

Në takimin tjetër, Lille, fitoi ndaj Bolognës.

Italianët e nisën më mirë takimin dhe shënuan gol qysh në minutën e pestë me Dallingan, por që VAR reagoi duke e anuluar për pozitë jashtë loje.

Në vijim, Lille kaloi në epërsi me golin e Mukau-t në minutën e fundit të pjesës së parë.

Bologna barazoi rezultatin në pjesën e dytë. Saktësisht në minutën e 63-të, Lucumi, realizoi për 1:1.

Por vetëm tre minuta më vonë, Mukau, shënoi golin e dytë personal, duke rikthyer epërsinë e Lilles prej një goli.

Me rezultatin 2:1 në të mirë të Lilles, përfundoi takimi.

Edon Zhegrova nuk luajti nga minuta e parë, por që u inkuadra në pjesën e dytë të takimit.

Në ndeshjet tjera të mbrëmjes, u arritën këto rezultate:

Celtic 1:1 Brugge;

Zagreb 0:3 Dortmund;

Monaco 2:3 Benfica;

PSV 3:2 Shakhtar Donetsk.

Renditja pas xhiros së pestë

Lajme të ngjashme