Aston Villa e eliminon Tottenhamin nga FA Cup - NACIONALE

Aston Villa e eliminon Tottenhamin nga FA Cup

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Aston Villa e ka fituar derbin ndaj Tottenhamit, në kuadër të raundit të katërt të FA Cup.

Villa fitoi me rezultat të ngushtë 2:1, në përballjen ku debutuan edhe dyshja Marcus Rashford e Marco Asensio.

Jacob Ramsey me një gol të bukur i dha epërsinë Villas pas vetëm 58 sekondave lojë.

Tottenhami tentoi të këndellet mirëpo Emiliano Martinez e ndali për mrekulli goditjen e fortë të Heung-min Son.

Ishte Morgan Rodgers që u gjend në vendin e duhur pas një topi të kthyer për ta dyfishuar epërsinë dhe njëkohësisht vulosur fitoren e VIllas (64’).

E tëra që bëri Tottenhami ishte goli i nderit përmes Mathys Tel, që realizoi nga afërsia pas asistimit të Dejan Kulusevskit (90+1’).

Kësisoj, duket edhe një tjetër sezon për Tottenhamin që nuk dinë se çka është trofeu, meqenëse janë eliminuar edhe nga Kupa Carabao.

Lajme të ngjashme