“Askush s’po e përmend Man United”, Owen thotë se “Djajtë e Kuq” janë në garën për titull - NACIONALE

“Askush s’po e përmend Man United”, Owen thotë se “Djajtë e Kuq” janë në garën për titull

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda e Manchester Unitedit, Michael Owen insiston se ish skuadra e tij është në garën për titull pas barazimit të Manchester Cityt kundër Nottingham Forest.

Man United është vetëm dy pikë larg Man Cityt pas fitores së sotme ndaj Leicester Cityt.

Ish sulmuesi i "Djajve të Kuq", Owen deklaroi se Man United ndodhet në garë për trofeun e Premirligës, por pranoi se Arsenali është favoriti kryesor.

"Është e mrekullueshme apo jo? Sepse i shihni ata të ulur me 52 pikë dhe është një total shumë i mirë, por ju thjesht nuk ndiheni sikur ata janë absolutisht duke vazhduar".

"Arsenal pavarësisht që kanë pasur rezultate jo të mira në kohët e fundit janë të sigurt aty. Kanë fituar disa pikë dhe Manchester City është ndeshja e tyre më e vështirë".

"Të gjithë e dimë se do të ketë shumë zbritje dhe ngritje dhe askush s'po e përmend Manchester Unitedin. Nëse Man City është i përfshirë, atëherë edhe Man United është sepse ndodhet tre pikë prapa Cityt, prandaj nuk mundesh ta mohosh. Por, mund të thuash se Arsenali është në karrigen e shoferit".

Man United pas fitores bindëse ndaj Leicesterit, do të kërkojë ta eliminojë Barcelonën nga Liga e Evropës këtë të enjte.

Pas Barcelonës, "Djajtë e Kuq" do të synojnë trofeun e parë këtë sezon duke "luftuar" me Newcastle Unitedin në kuadër të Carabo Cup.

Lajme të ngjashme