Asistenti i Fodas: Lojtarët u zotuan se s’kthehen në fushë ndaj Rumanisë, te FFK-ja nuk kishte plan në të kaluarën - NACIONALE

Asistenti i Fodas: Lojtarët u zotuan se s’kthehen në fushë ndaj Rumanisë, te FFK-ja nuk kishte plan në të kaluarën

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Asistenti i Franco Fodas, Robert Ibertsberger thotë se lojtarët e morën vendimin për të mos u kthyer në fushë shkaku që u prekën jashtëzakonisht nga thirrjet “Serbia, Serbia”, ndërsa kanë mbështetjen e plotë të stafit së trajnerëve.

Ibertsberger ka dhënë një intervistë të gjatë për “90minuten”, ku ndër të tjera foli edhe për afrimet e mundshme te Kosova.

Ai fillimisht deklaroi se Kosova duhej me patjetër të dërgonte sinjalin që shteti kundërshtar ta respektoj, ndërsa ultrasit e Rumanisë edhe kishin gjuajtur karrige në fushë.

Si staf i trajnerëve ishim më larg ultrasve (rumunë) dhe nuk dëgjuam gjithçka që u përmend. Ishte e qartë nga fillimi se nuk kishte respekt, na fishkëllyen himnin fortë. Pastaj një karrige e gjuajtën në fushë, nëse do ta godiste ndonjë lojtar do të shkaktonte problem serioz”.

“Fatkeqësisht kishim incidente të ngjashme edhe në kualifikueset e fundit të Evropianit. Lojtarët u zotuan se nuk do të rikthehen në fushë nëse do të ndodhte prapë. U prekën shumë nga thirrjet e tifozëve, kurrë nuk më kishte ndodhur më parë. Kjo s’ka vend në sport. Si staf i trajnerëve e mbështetëm plotësisht skuadrën”.

“Mund t’iu konfirmoj se nuk ka pasur provokime nga ne. E vërejtëm në ndeshjen e parë në Prishtinë që Rumania u fishkëllye. Atë kohë nuk e kuptuam saktësisht. Na thanë se e njëjta ndodhi në Rumani, por nuk na kishin përmendur ofendime raciste. Në një pikë duhet dërguar sinjali që futbolli i Kosovës dhe shteti i Kosovës duhet të pranohet”.

Kurse, sa i përket lojës me Islandën, ai deklaroi se është shumë optimist pas paraqitjeve të fundit, derisa pret edhe disa prurje tjera.

“Kishim gjasa edhe ta mbyllim të parët, që shumë persona nuk besuan në fillim. Thjesht na nevojiten disa ndeshje më shumë, por kemi rezultate pozitive në fund. Mund të shihni se lojtarët besojnë në konceptin e mirë. Gjithashtu luajtëm mirë me Lituaninë, pavarësisht historisë në Rumani. Skuadra luftoi për fitore dhe festoi me tifozët. Mund të shihni se diçka ka ndodhur këtë vit”.

“Islanda? Jemi shumë pozitiv, e dërguam Rumaninë pranë humbjes në shtëpi. Kjo skuadër u kualifikua në raundin e 16-të të Evropianit, kjo dëshmon se kemi kualitet”.

“Duhet patjetër të synojmë që të jemi në gjendje të luajmë në play-off. Nëse mund të rekrutojmë një ose dy lojtarë të tjerë, do të jemi të pozicionuar mirë për nga thellësia. Duhet të mbetemi realistë, por gjithsesi mund t'i vendosim vetes synime të caktuara”.

Ibertsberger e pranoi se në FFK nuk ka pasur shumë rregulla dhe plane, prandaj situata ka nisur të ndryshojë për mirë.

“Keni cilësi individuale të jashtëzakonshme, por vazhdimisht probleme për të pasur sukses? Federata na mori që ta marrim hapin tjetër. Për ta bërë këtë duhet punë në fushë, disiplinë dhe sigurisht disa rregulla. Në të kaluarën, nuk kishte plan dhe shpesh lojtarët e morën iniciativën vetë”.

“Nuk qëndrojmë gjithmonë në Austri. Vazhdimisht po kërkojmë lojtarë të rinj në tërë Evropën, prindërit e të cilëve kanë emigruar shkaku i luftës. Ndonjëherë është gjenerata e dytë ose e tretë që duam ta fitojmë. Pastaj, duhet shikuar edhe liga e Kosovës”.

Lajme të ngjashme