As rusi Abakarov s’arrin t’ia fitojë medaljen Shqipërisë në “Paris 2024”
Rusi Zelimkhan Abakarov që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, ka dështuar të fitojë medalje.
Abakarov u eliminua në çerekfinale për stilin e lirë deri në 57 kilogramë, duke pësuar humbje nga indiani Aman Aman.
Aman Aman ishte plotësisht bindës, ku me rregullat e mundjes fitoi me rezultat 12:0.
Kësisoj, Shqipëria e mbyll sërish Olimpiadën pa trofe, me Abakarov që ishte shpresa e fundit për të gëzuar “Kuq e Zinjtë”.