AS: Lidhja gati 20-vjeçare e Jorge Mendes me Cristiano Ronaldo po shkon drejt fundit - NACIONALE

AS: Lidhja gati 20-vjeçare e Jorge Mendes me Cristiano Ronaldo po shkon drejt fundit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lidhja gati dy dekada e Cristiano Ronaldos me Jorge Mendes ka nisur të shkojë drejtë fundit, me lojtarin dhe agjentin që nuk po gjejnë "gjuhën e përbashkët" për destinacionin e ri.

Portugezi është në kërkim të një klubi të ri pasi kontrata e tij me Man United u ndërpre, pas intervistës tronditëse që dha për Piers Morgan.

Mediumi spanjoll "AS", ka shkruar për tensione në raportet e Ronaldos me Mendes lidhur me të ardhmen, prandaj edhe klubet po e injorjnë agjentin duke shkuar direkt te pesë herë fituesi i Topit të Artë për të diskutuar një marrëveshje të mundshme.

56-vjeçari ka qenë agjent i Ronaldos që kur la Sporting Lisbonen që t'i bashkohet Manchester Unitedit në vitin 2003.

Një skuadër e interesuar për shërbimet e Ronaldos është Antero Henrique, që luajnë në superligën e Katarit.

Henrique ka diskutuar direkt me Ronaldon me shpresën për ta transferuar pas eliminimit nga Kupa e Botës, derisa Mendes vazhdon të punojë në propozime të tjera.

Gjithashtu ka pasur raportime që Ronaldo mund t'i bashkohet skuadrës nga Arabia Saudite, Al Nassr me 1 janar.

Në rast të prishjes së marrëveshjes nuk do të ishte hera e parë që një lidhje si "baba dhe bir" të ketë mosmarrëveshje.

Një situatë e njëjtë ndodhi para se Ronaldo që t'i bashkohej Juventusit. Kërkesat për financa të portugezit nuk ndihmojnë nëse ai dëshiron të qëndrojë në Evropë.

Lajme të ngjashme