AS: Barcelona mund ta shkarkojë Xavin nëse s’e mbyllë si nënkampion
Barcelona është duke konsideruar edhe mundësinë për ta shkarkuar Xavi Hernandezin, nëse s’e mbyllin si nënkampion pavarësisht që arritën marrëveshje ditë më parë për të vazhduar edhe për sezonin tjetër.
Xavi ndryshoi mendje javën e kaluar dhe arriti marrëveshje me katalunasit për të drejtuar klubin edhe në sezonin 2024/25.
Megjithatë, humbja e fundit nga Gironas ka bërë që Barcelona të konsiderojë opsione tjera, si shkarkimi i Xavi Hernandezit.
“AS” raporton se Barcelona i ka kërkuar Xavit që me patjetër ta mbyllë sezonin si nënkampion, për të siguruar një vned në Superkupën e Spanjës.
“Vazhdimi i Xavi Hernandezit është në rrezik nëse dështon ta mbajë Barcelonën në pozitën e dytë. Është e nevojshme që Barcelona të luajë në Superkupën e Spanjës”, shkruan ndër të tjera mediumi spanjoll.
Barcelona aktualisht humbi pozitën e dytë të tabelës pas humbjes 4:2 te Girona, ndërsa renditet në pozitën e tretë me 73 pikë, një më pak se skuadra e lartpërmendur.
Katalunasit tani duhet t’i fitojnë të gjitha e mbetura dhe njëkohësisht të shpresojnë që Girona gabon, me katër xhiro deri në përfundimin e kampionatit.
Kujtojmë, Barcelona s’shkoi as në finale të Kupës së Mbretit, andaj mundësia e vetme për të siguruar Superkupën është si pozitë e dytë në La Liga.