AS: Barcelona e hapur ta sakrifikojë Raphinhan për rikthimin e Leo Messit
Barcelona është e hapur ta shesë sulmuesin Raphinha te Arsenali këtë verë për të financuar rikthimin e Leo Messit.
Katalunasit transferuan brazilianin për 55 milionë funte nga Leeds Unitedi dhe së fundmi ka nisur të gjejë formën më të mirë duke shënuar nëntë gola plus regjistruar 10 asistime në 42 paraqitje këtë sezon.
Sidoqoftë, klubi spanjoll e ka bërë prioritet rikthimin e Lionel Messit që pritet të largohet nga PSG-ja si agjent i lirë në verë.
Mirëpo, La Liga insiston se Barcelona duhet të shesë ose t'i zbresë pagat rreth 200 milionë euro në mënyrë që të regjistrojë lojtarë të rinj.
Sipas AS, Barcelona ka vendosur ta sakrifikojë Raphinhan në mënyrë që t'i hap derën klubit për rikthimin e Messit. Gjigantët anglezë si Arsenal, Tottenham dhe Newcastle United janë duke vëzhguar nga afër situatën.
Raporti shton se edhe vetë lojtari nuk ndihet i vlerësuar nga klubi dhe këtë e ka treguar disa herë duke u nervozuar pasi trajneri Xavi Hernandez e zëvendësonte.
Tekniku spanjoll në të kaluarën ka mbrojtur brazilianin duke thënë se largimi i tij është i pamundur.
"Ai është lojtar i kritikuar, por bën shumë dhe ne e vlerësojmë. Ne gjithmonë do ta mbështesim Raphinan, është e ardhmja e Barcelonës", deklaroi ai në muajin shkurt.
Arsenal thuhet se kishte bërë një ofertë prej 70 milionë funtesh gjatë janarit për Raphinhan, por që blaugranasit e kishin refuzuar.
Kësisoj, "Topçinjtë" u detyruan të nënshkruan me Leandro Trossard nga Brightoni për 27 milionë funte.