As 24 orë pas pensionimit: Samir Ujkani bëhet zëvendësdrejtor i Kombëtares së Kosovës - NACIONALE

As 24 orë pas pensionimit: Samir Ujkani bëhet zëvendësdrejtor i Kombëtares së Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish portieri Samir Ujkani është bërë zëvendësdrejtor i Kombëtares së Kosovës.

As 24 orë pasi njoftoi pensionimin, Ujkani është bërë me detyrë të re, gjë që është konfirmuar nga Kombëtarja e Kosovës.

FFK shkroi se Ujkani është i lumtur me detyrën e re dhe ka premtuar se do të bëjë më të mirën.

“Presidenti Ademi sot priti në zyrën e tij Ujkanin dhe e falënderoi për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fanellën dardane dhe njëkohësisht për ta mirëpritur në postin e ri si zëvendësdrejtor i Kombëtares së Kosovës.

I pari i FFK-së i uroj shumë suksese në detyrën e re dhe shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e deritashëm. Tutje, presidenti Ademi kërkoi nga ish-portieri i Kosovës angazhim dhe përkushtim maksimal edhe në postin e ri.

Nga ana tjetër, Ujkani u shpreh i lumtur për detyrën e re që presidenti Ademi dhe FFK i besuan në Kombëtaren e Kosovës. Ai falënderoi presidentin dhe pohoi se do ta jap maksimumin në këtë pozitë dhe se do të punojë me shumë dashuri e përkushtim për kombëtaren, ashtu siç kishte bërë deri dje në fushën e gjelbër”, shkroi ai.

Lajme të ngjashme