Arteta zbulon sekretin e suksesit të Havertz te Arsenali
Trajneri Mikel Arteta thotë se mesfushori Kai Havertz thotë se thjesht kishte nevojë për dashuri dhe ky është sekreti që ka gjetur formën te Arsenali.
Gjermani iu bashku “Topçinjve” në një marrëveshje 65 milionë funte nga Chelsea, ku pavarësisht startit të dobët, Havertz ka nisur të gjejë formën e duhur.
25-vjeçari tashmë ka shënuar pesë gola në nëntë paraqitje këtë sezon, pasi realizoi 14 vitin e kaluar.
“Dashuria. Ai është lojtar që ka nevojë për shumë dashuri”.
“Duhet të ndihet i mbrojtur, ta ketë këtë lidhjen përreth tij. Në futboll dhe jetë ai i jep shumë të gjithëve, prandaj duhet të jetë i lidhur me njerëzit”.
“Momenti kur ka nisur të lidhet me tifozët, i ka dhënë atij një division ndryshe, besim tjetër”.
“Ka shumë kualitete dhe ambiciet për të shënuar (20 gola për sezon). Në fund për të shënuar gola janë disa detaje shumë të vogla dhe shumë gjëra që duhet të bësh, por i ka të gjitha. Mendja e tij ka ndryshuar prandaj besoj se mund ta arrin”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Havertz do të tentojë ta rrit numrin e golave kur Arsenali të jetë nikoqir i Southamptonit të shtunën në Premierligë, me fillim nga ora 15:00.