Arteta zbulon pozitat ku duhet të përmirësohet Arsenali - NACIONALE

Arteta zbulon pozitat ku duhet të përmirësohet Arsenali

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Mikel Arteta thotë se Arsenali duhet “t’i vrasë ndeshjet” ku janë duke dominuar.

Arsenal është kampion i krishtlindjeve për të dytin vit radhazi, pas asaj pikë të fituar në “Anfield” ndaj Liverpoolit.

Duke folur në konferencë për shtyp, Arteta përmendi disa pozita se ku skuadra londineze duhet me patjetër të përmirësohet.

“Janë disa gjëra që duhet të përmirësohemi, sidomos në vrasjen e ndeshjeve ku tregojmë dominim të madh”.

“Disa herë rezultatet janë shumë të afërta, ku na është dashur të gërmojmë në minutat e fundit për të ruajtur rezultatet dhe kaq, asgjë tjetër”.

“Shpresojmë se ne e kemi mbajtur atë nivel me pesë lojtarë kyç jashtë sepse kemi humbur pesë lojtarë shumë, shumë të rëndësishëm për ne për shumë, shumë muaj dhe skuadra ende e ka treguar këtë, kështu që kjo është diçka që ne me të vërtetë duhet ta ruajmë që është cilësia në skuadrën dhe sa të gatshëm janë të bëjnë atë që bëjnë çdo ditë”.

Arteta ndër të tjera diskutoi për përmirësimin eArsenalit në krahasim me vitin e kaluar, duke shtuar se ka maturi në skuadër dhe kjo u dëshmua të shtunën në “Anfield”.

“Kanë fituar më shumë eksperiencë dhe ishte ndryshe nga viti i kaluar. Maturia dhe kurajo që kanë treguar, mendoj se duhet të jemi shumë krenar për lojtarët tanë”.

Arsenal rikthehet në “aksion” të enjten më 28 dhjetor, ku do ta presin West Ham Unitedin në “Emirates Stadium”.

Lajme të ngjashme