Arteta zbulon planin për ta ndihmuar Kai Havertzin të përshtatet te Arsenali
Trajneri Mikel Arteta ka kërkuar që të vazhdohet të mbështet mesfushori sulmues Kai Haverzt, pavarësisht që ende s’është përshtatur në “Emirates”.
“Topçinjtë” e blen Havertzin nga rivali Chelsea për 65 milionë funte, mirëpo gjermani ende nuk ka arritur ta dëshmojë vetën.
Mirëpo, pavarësisht startit të ngadaltë Arteta ka besim që Havertz do të përshtatet te londinezët.
“Po provoj ta ndihmoj sa më shumë. Të jem afër tij, t’i dha besim dhe minutat për të treguar kualitetin”.
“Ka shumë pjesë në lojë që i bën jashtëzakonisht mirë dhe e dimë se duhet të përmirësohet. Si me çdo lojtar, ka nevojë për mbështetje. Nëse s’përformojnë atëherë varet nga ata”.
“Kemi një eksperiencë që e kemi pasur me shumë lojtarë. Po provojmë t’i japim besim dhe mbështetje sa të duam sepse kjo e ndihmon”.
Arsenal të shtunën përballet me Bournemouthin, derisa ka nevojë vetëm për pikët e plota që t’i afrohet Man Cityt sidomos pas barazimit me Tottenhamin.